Berisha zbulon arsyen e mungesës në Kuvend dhe raportet me Erdogan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në emisionin “Quo Vadis” arsyet e mungesës së tij ditën e sotme në Kuvend, në ditën kur pjesë e seancës ishte edhe presidenti turk Erdogan.

Berisha zbuloi se shkak i mosprezencës së tij në Parlament u bë fjala përshëndetëse që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbajti sot në nisjen e punimeve për sesionin e dytë parlamentar të legjislaturës së dhjetë.

Berisha shtoi se ka pasur kontradikta të mëhershme me Erdogan.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë.”/albeu.com/

Shtuar 17.01.2022 22:08