Berisha: Vrasësit e kenianes 22-vjeçare fshihen në qeveri

Sali Berisha ka hedhur sërish akuza të rënda në drejtim të eksponentëve kryesorë të mazhorancës. Ai thotë se vrasësit e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko fshihen në qeveri dhe këtë e justifikon me akuza të tjera për Taulant Ballën.

“Në qeveri fshihen vrasësit e Kenianes. Ndonjëri që çuditet i them që të shikojnë pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar 10 herë. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata e fshehin historinë Xhoit. Ai është denoncuar nga diplomatë të huaj se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për të ardhur në Shqipëri. Fatos Nano në vend ta çojnë në prokurori e bëri këshilltar. Ai është denoncuar se ka porositur vrasje”, tha Berisha

/albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 12:07