Sali Berisha i ftuar te Syri Tv ka reaguar në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga PD.
Berisha pasi tha se Basha duhet të konsideronte dorëheqjen, u shpreh se vendimi ka qenë personal i kryetarit të PD-së.
Ai gjithashtu tha se do të bëjë gjithçka për të rikthyer sipas tij sovranitetin e PD.
“Basha për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul, sepse është vendimi i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por nuk është ky thelbi por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD. Ka humbur e tërë shoqëria shqiptare sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverivë vendin, mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave opozita. Pas vendimit Berisha ka deklaruar se çfarë do bëjë do bëj gjithçka për të vendosur sovranitetin e PD”, tha Berisha./albeu.com