Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka anuluar takimin që kishte planifikuar ditën e sotme me demokratët në qytetin e Korçës.
Mësohet se Basha ka njoftuar strukturat se nuk do të shkonte pa dhënë asnjë arsyetim për anulimin e këtij takimi.
Ky lajm, vjen pas shpalljes non grata të ish kryeministrin Sali Berisha. Ishte Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me familjen e tij nuk mund të udhëtojnë drejt Amerikës.
Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.