Berisha tregon kriteret që duhet të përmbushë presidenti i ri

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka thënë se zgjedhja e presidentit nuk mund të jetë jopolitike dhe kjo është e papranueshme për të gjithë. Në zgjedhjen e presidentit duhet të përfshihet e gjithë opozita.

Sali Berisha: Përfshihet gjithë spektri opozitar. Të imagjinosh një president jopolitik është e papranueshme. Eshtë përfaqësues dhe post politik. Në këtë kontrekt çdo parashikim tjetër është i gabuar, i stisur dhe non-sens. Por në rast se e keni fjalën për kriteret, përgjigjen për Alibeaj e kemi dhënë. Janë dokumente që nuk ka asnjë synim tjetër vetëm të zgjedhin atë që do Rama./albeu.com