Berisha thirrje shqiptarëve: Të gjithë në shesh kundër rritjes së çmimit të naftës (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës në vend.

Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka kërkuar që shqiptarët të grumbullohen rreth orës 17:00 përpara Kryeministrisë.

“Tirana ne shesh ne ora 17:00 kunder qeverise per rritjen e çmendur te çmimit te naftes! Sb”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se çmimi i naftës shkoi 260 lekë gjatë ditës së sotme./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 10:53