Berisha thirrje qeverisë amerikane: Ndaloni ndërhyrjen e Yuri Kim në proceset gjyqësore në Shqipëri

Berisha i bëri thirrje qeverisë amerikane, që Kim të tërhiqet nga ndërhyrja e saj mbi sistemin gjyqësor, duke i diktuar sipas tij vendimmarrje mbi statutin e Partisë Demokratike.

“Unë mund të them se deklarata e guvernatores ishte qesharake, ka marrë fund loja e opozitës me kukulla, askush nuk mund ti diktojë kësaj opozite, akuzat që duhet të bëjë dhe nuk duhet të bëjë.

Të lidhura

None found

Ta harrojë kush përpjekjet se mund të diktojën akuzat e opozitës, publikisht para mediave, shpreh keqardhjen, por edhe denoncimin tim, për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor, së fundi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, i cili në mënyrë absolute nuk ka bazë ligjore, pasi sipas procedurave të Kodit civil, nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. I bëj thirrje qeverisë së SHBA-së, që të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”, tha Berisha./albeu.com