Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të mos çojnë asnjë votë dëm në 6 mars, duke votuar për kandidatin e Lulzim Bashës.
Sipas Berishës, kandidati i Bashës përfaqëson monopolin dhe jo demokratët.
Komentet Berisha i bëri nga takimi me demokratët në Hamallaj, ku tha se çdo votë për logon e PD, shkon për Edi Ramën.
Ai shtoi se demokratët duhet të votojnë ashtu si kanë votuar më 25 Prill, për kandidatin e vërtetë të PD, atë të Shtëpisë së Lirisë.
“Ju bëj thirrje asnjë votë për logon e konfiskuar të Partisë Demokratike se Edi Rama ia dha me polici. Çdo votë është e humbur për Partinë Demokratike. Çfarë lideri është Lulzim Brava.
Çdo njeri të pyesësh të thotë është lider i dobët. 4 humbje njëra pas tjetrës. Ai bën pazare për veten e tij dhe jo për interesat tuaja. A mundet të votohet ky njeri që kalon nga humbje në humbje. Është mëkat t’u kërkosh të tjerëve votën.
Votoni siç keni votuar më 25 Prill, për kandidatin e vërtetë të Partisë Demokratike atë të Shtëpisë së Lirisë”, tha Berisha./albeu.com/