Berisha: Taksat e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë prezent në Lushnje sëbashku me kandiatin për kryetar Bashkie Eduart Sharka.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se gjatë këtyr viteve taksat e shqiptarëve nuk kanë shkuar për investime, por kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.

“Në 8 vite, shqiptarët në dallim nga të gjitha vendet e Rajonit, kanë njohur një varfëri të frikshme në rritje. 8 vite më parë merrnin rrogat, pensionet më të larta, sot kanë rrogat dhe pensionet më të ulëta.

Sot vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike sipas kritereve ligjore, e marrin këtë ndihmë. Kjo është një lloj tiranie e vërtetë, tirania e varfërisë mbi ketë njerëz, mbi këta qytetarë. Por sot krahasuar me vitin 2013, buxheti bashkë me ato që merren borxh është dy herë më i madh. Mirëpo ato para nuk përdoren për qytetarët, nuk përdoren për rroga, pensione, ndihmë ekonomike. Nuk përdoren për mbështetje të fermerëve, për mbështetje të bizneseve, përdoren për të fryrë kontot bankare të fshehta, për të mbushur tubat e aspirimit, oxhaqet, frigoriferët me euro të qeveritarëve shqiptarë. Përdoren për ti ndarë me familjarë dhe klientelën e tyre. Kjo është e vërteta.

Kurse qytetarët, çfarë do qofshin ata, demokratë, socialistë, të paparti, kalojnë çdo muaj me më vështirësi. 1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% e të tjerëve kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë, asnjë luftë, asnjë pushtim, Shqipëria nuk është braktisur si këto 8 vite.

Ndërkohë pasuritë e saj përrallore, potenciali i saj është i jashtëzakonshëm. Njerëzit janë punëtorë, nuk ka më punëtorë se ju.

Pra, me 14 maj të gjithë shqiptarët janë të ftuar të bashkohen. Të rivendosim pluralizmin, të votojnë kandidatët e primarëve, por njëkohësisht kanë vendosur pluralizmin. Kanë rivendosur një ndarje pushtetesh, kanë rivendosur një kontroll për pushtetet dhe jo të gjitha pushtetet në duart e një njeriu që e qeveris Shqipërinë me ligjin e bandës”, u shpreh Berisha.

Diktaturat janë të shumëllojta. Njërën e kemi provuar ne, diktaturën komuniste e cila bazohet në doktrinën ç’njerëzore të Marksit dhe Leninit. Diktatura të tjera janë ato të Ajetollahëve që bazohen në teokraci, të tjerat janë diktatura të qeverive që funksionojnë si organizata kriminale.

Studiuesit më seriozë, këto i quajnë diktaturat më të egra, sepse këto të fundit njohin vetëm ligjin e bandës, nuk njohin kufij,  nuk njohin normë, kushtetutë dhe ligj.


Shtuar 28.04.2023 18:59