Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua para prodhuesve të bimëve medicinale se me ardhjen e tij në pushtet, ai do të negociojë me qeverinë e SHBA-ve për zero tarifa.
Berisha: Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do i vendosim zero tarifa në kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe neve me zero tarifa.
Por të supozojmë se qeveria amerikane për arsye të veta nuk e adapton këtë, ne do ju kompensojmë ju plotësisht tarifën e eksportit te vendosur nga vendet ku ju eksportoni.
Do bëjmë gjithçka me grante për çdo njesi prodhimi, dhe do të merrni me dokumentacione të thjeshta, dhe jo mbi bazën e burokracisë.