Berisha sulmon sërish kreun e SPAK: Altin Troplini është Irena me pantallona, fshehu pasurinë

Gjatë një konference për shtyp, kryetari i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se “ka nisur hetim pa personin” dhe e cilësoi akt të turpshëm.

Madje kreu i PD-së shkoi më tej, duke ironizuar dhe fyer kreun e organit të akuzës, teksa e quajti “Irena me pantallona”, përveçse prej kohësh i ka vendosur edhe epitetin Altin Troplini.

“Dua të denoncoj para jush aktin e turpshëm të Altin Troplinit, që ka hapur çështje penale pa person për problemin e Irena Gjokës. Ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, në përpjekje të turpshme, për të nxjerrë se Irena është viktimë, se i kanë marrë pasaportën.

Imagjinoni se çfarë llumi ka këtu, profesional dhe njerëzor, me firmë e vulë ajo ka autorizuar me noter avoketërit për t’u marë me çështjet e saj në Greqi, kurse Dumani hap çështje pa person. Sepse vetë është Irenë me pantallona, Dumani vetë është Irena me pantallona”, tha ai.

Por jo vetëm kaq, pasi e akuzoi Dumanin edhe për fshehjen e pasurisë.

“Ka çështje pasurish, i ka fshehur, me tre apartamente dhe banon te vjehrri vetë. Siç e shihni, një kalbësirë mafioze e shtetit dhe narkoshtetit, po dekompozohet”, vijoi Berisha.


Shtuar 8.07.2025 13:28