Berisha sulmon Bashën: Ka dosje kriminale, rrezikon deri në 12 vite burg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashën në takimine  përjavshëm me gazetarët.

Berisha tha se Basha është peng i Ramës dhe nëse ky i fundit e lëshon, rrezikon të  burgim me 6 deri në 12 vite sepse ka dosje krimi për pastrim parash.

“Për çdo shqiptar Basha është peng i Ramës. Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por me dosje krimi. Dosja e krimit të tij nuk është shpikje e Berishës, por realitet në Prokurori, dosje e cila është ngritur me akuzën për larje parash kundër Bashës, që shkon nga 6 deri në 12 vite burg.

Edi Rama me një prokuror e bllokoi dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Dosja është jo e mbyllur sepse një prokuror nuk ka firmos, dhe kur të dojë Rama e çon atë dosje.

Basha për këtë dosje dënohet 6-12 vjet burg. Basha është në hetim ndërkombëtarë me dosjen Toyota Yaris, është marrë disa here në pyetje nga prokuroria belge”, tha Berisha.


Shtuar 28.07.2023 13:30