Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, ka marrë në Vuno, tokë sa gjysma e Tiranës në vitet fillim të viteve ’90.
‘Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Po miq, territori, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.
E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur?
Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë.
Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.
Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë.
Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.
Për të gjitha trojet e Himarës.
Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin.
Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma?