Berisha shpall fitoren ndaj Bashës, në Shkodër

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Shkodrën, Bardh Spahia, është duke e thelluar avantazhin në zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës.

Shkodra:

Numëruar: 232 / 250 QV total!

Nr           Kandidati për kryetar bashkie     Subjekti Mbështetës     Vota      %

1. Majlinda Angoni Partia Socialiste e Shqipërisë       16919                    39.45 %

2. Bardh Spahia Shtëpia e Lirisë  18907                    44.08 %

3. Xhemal Bushati Partia Demokratike         7063                       16.47 %

Në një kohë kur po numërohen kutitë e fundit në Shkodër, Sali Berisha ka shpallur fitoren ndaj liderit të demokratëve Lulzim Basha.

“Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falenderon me mirënjohje të thellë, të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 Marsit.

Një falenderim për Shkodrën dhe qytetarët e saj të cilët me mbështetjen e tyre për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, dëshmuan se Shkodra si gjithnjë mbetet Rozafa e lirisë së shqiptarëve.

Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.

Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t’u ringritur plot besim dhe shpresë.

Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t’i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë:

I bën thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar!”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Shkodra ka një specifikë në raport me Bashkitë e tjera.  Fitorja e Spahisë duhet të jetë me një diferencë më të madhe se 1177 vota, pasi në të kundërt zgjedhjet do të duhet të përsëriten, për shkak se gjatë ditës së djeshme në 3 qendra votimi nuk u krye procesi zgjedhor.

Qendrat nuk u hapën për shkak të motit të keq, ku komisionerët e patën të pamundur që të mbërrinin në zona, pasi bora kishte bllokuar rrugët./albeu.com