Berisha respekton me një darkë miqtë e shquar që e përkrahën në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha është bashkuar në një darkë me të gjithë miqtë që i erdhën nga jashtë Shqipërisë për ta respektuar në Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt më 30 prill në Pallatin e Kongreseve. Në një foto që ka postuar në Facebook, Berisha shihet që ka pozuar krah tyre.

Bëhet fjalë për Lordin James Wharton, Baron Wharton of Yarm, Tobias Andersson, deputet i Partise Konservatore Suedeze, Martin Heinz ne Komisionin e Transportit te CDU dhe Evi Kokalari nga Partia Republikane SHBA.

“Nje foto pas nje darke me miq te shquar qe moren pjese ne Kuvendin tone: Lordi James Wharton, Baron Ëharton of Yarm. Tobias Andersson, deputet i Partise Konservatore Suedeze. Martin Heinz ne Komisionin e Transportit te CDU. Evi Kokalari, Partia Republikane SHBA. Ishte nje rast tjeter per te shprehur mirenjohjen time me te thelle per nderin qe na bene me pranine e tyre ne kuvendin tone dhe partive te tyre per mbeshtetjen e çmuar qe i kane dhene Partise Demokratike qe nga themelimi i saj gjer sot,”- shkruan Berisha krah fotos.


Shtuar 2.05.2022 22:16