Berisha refuzoi dietat, reagon Kuvendi: Ishte një lapsus në publikimin online

Kuvendi ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një kërkesë publike që të mos përfitojë asnjë dietë deri në fund të mandatit si deputet, duke theksuar se ka mësuar se në llogarinë e tij është derdhur shuma prej 75250 lekësh për muajin shkurt. Në deklaratën e Kuvendit theksohet se në llogarinë e tij bankare është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

Njoftim për media

Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe,  totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat.


Shtuar 18.04.2022 19:43