Berisha: Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar, por s’do ia arrijë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama, po paguan sipas tij, shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar.

Berisha theksoi se Rama po bën telefonata të pafundme, por sipas tij, nuk do t’ia arrijë.

“Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse për të cilën fjalën do e kenë shqiptarët”, theksoi ai.

Sali Berisha: Mijëra e mijëra shqiptarë që e kanë të qartë se kanë tek Edi Rama, armikun e betuar të votës së lirë, nuk do t’ia falin kurrë atij këtë farsë elektorale.

Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se Raporti i Komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë. Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse për të cilën fjalën do e kenë shqiptarët.


Shtuar 27.05.2025 12:51

Tags: ,