Berisha publikon pamjet dramatike: Fermeri është më i braktisur se kurrë (VIDEO)

Këtë të enjte, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregon pamjet dramatike ku fermerët janë më të braktisur se kurrë nga ana e qeverisë.

Këtë vjeshtë, pamjet e produkteve të fermerëve që hidhen ose kalben për shkak se mbeten të pashitura, kanë ‘pushtuar’ mediat shqiptare.

Ish-kryeministri Sali Berisha, postoi disa pamje dramatike që tregojnë se si ka mbetur pa shitur qepa në Maliq.

“Fermeri shqiptar është sot fermeri më i pa mbështetur, me i braktisur. Prodhimet iu kalbën. Fermat falimentojnë. Krim!”, shkruan Berisha.


Shtuar 17.10.2024 09:51