Berisha publikon pamjet: Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme (VIDEO)

 

Këtë të shtunë, përmes një postimi në “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar në lidhje me djegien e mbeturinave në fshatin Hardhishtë të Shijakut.

Berisha shkruan se djegie e këtyreve mbeturinave po përhap helme të rrezikshme, duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën.

Ai ka dënuar këtë ngjarje të cilën e ka cilësuar si një akt mafioz të bashkisë dhë kërcënon jetën e banorëve të kësaj zone.

“Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës”, shkruan Berisha.