Berisha publikon mesazhin: Nisen delegacionet e patronazhistëve drejt Milanos në takimin e Ramës (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka nisur ditën me një postim ku shkruan se po nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos në takimin e Ramës.

Berisha: “Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje z. Berisha: Dua vetëm t’ju them se takimi i Italisë mes Ramës dhe shqiptarëve atje është farsa e radhës dhe është kaq e shëmtuar mënyra se si po trajtohen shqiptarët; mënyra se si po keqtrajtohen punonjës të administratës, të Bashkisë së Tiranës e shumë bashkive të tjera të vendit, përfshirë strukturat e PS, pa pikë turpi, të cilët detyrohen të nisen drejt Milanos për t’i mbajtur ison e propagandës së Edit.

Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm – shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq.

Ju lutem anonim. Faleminderit


Shtuar 26.05.2024 10:41