Berisha publikoi foton e Learit në spital, mjekët e “Traumës” vihen nën hetim

Kreu i PD-së Sali Berisha ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto nga spitali i Trumës, ku shfaqet i shtrirë në shtatin dhe duke marrë serum Lear Kurti, i riu që humbi jetën pak ditë më parë në duart e policisë.

Në foto po ashtu dukej i riu me mavijosje dhe me pranga në duar, ndërsa merrte serum.

Pas publikimit të kësaj fotoje, Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për mjekët e spitalit të Traumës.

Hetimi ka nisur për faktin se më herët, spitali i Traumës zyrtarisht tha se i riu mbërriti i pa jete.

Kujtojmë se ditën e sotme, nëna e Learit, Fatmira Mustafaj, ka dhënë një intervistë për Neës24 ku është shprehur se djalin ia kishin dhunuar policët dhe se në trup kishte shenja.

Ndërkohë, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës pasi kishte gëlltitur një qese me kokainë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, vzhdojnë./albeu.com


Shtuar 23.10.2022 14:36