Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Çështja Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se ‘afera Epstein’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian. Gjatë takimit, që u përshkua nga një frymë mirkuptimi Berisha i shprehu përfaqësuesit të lartë europian shqetësimet e opozitës për “aferën Balluku” dhe AKSHI-t, si dhe përpjekjet e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacion, me qëllim krijimin e një mburoje për korrupsionin e tij dhe të ministrave.

Berisha theksoi se amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian. Sipas kryetarit të PD, opozita e mbështet pa kushte procesin e itengrimit në BE, por kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i bazuar në meritë, dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria.

kryedemokrati bëri edhe një panoramë të thelluar të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen e Kryeministrit vetë dhe me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila per Shqiperine tejkalon ‘aferën Epstein’, jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike.

Berisha dhe Gahler u ndalën edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe kryetari i Partisë Demokratike u shpreh i kënaqur me faktin se një mison vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të shihte vetë ato shkelje të rënda që thekson raporti i OSBE, por edhe 7 rezoluta ndërkomëbtare, që i kanë dënuar hapur zgjedhjet e manipuluara shqiptare. Lidhjet e Edi Ramës me Kartelet e drogës ishte gjithashtu një çështje qe u diskutua gjerësisht.


Shtuar 18.02.2026 17:50