Berisha: Prej 20 vjetësh Durrësi viktimë e një peshkaqeni, tani do t’ua tregojmë vendin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatët për zgjedhjet në bashki të vendit, dhe ai që d të garojë për Durrësin nga radhët e Komisionit të Rithemelimit është Ardian Muka.

Berisha tha se Durrësi ka 20 vjet në duart e një peshkaqeni (Vangjush Dakos), por këtë herë do t’jua tregojmë vendin.

“Prej 20 vitesh Durrësi është viktimë e një peshkaqeni por tani do ia tregojmë vendin”, deklaroi Berisha.

Ndërsa Muka deklaroi se qytetarët dita ditës kërkojnë që qyteti të administrohet prej tyre ndërsa theksoi se ka bindjen se do ia arrijnë këtij qëllimi.

“Qytetarët po na kërkojnë dita ditës kur qyteti do administrohet nga qytetarët. PD në Durrës do ia kthejë qytetin qytetarëve. Kjo është një bindje. Kohën e kemi kundër por jam i bindur që kësaj radhe Durrësi do jetë i qytetarëve”, tha Muka.


Shtuar 31.01.2022 14:01