Berisha: Policia ka thyer kodin e komunikimeve të kriptuara të mafies, aty gjenden ministra dhe prokurorë shqiptarë

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë para Parlamenit duke thënë se gjatë një hetimi të policive të katër shteteve të Bashkimit Europian janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve, drejtorëve dhe prokurorëve në Shqipëri me elementë kriminale vendas dhe të huaj.

Berisha i referohet thyerjes së kodit të një aplikacioni të posaçëm për komunikime të kriptuara që u bë fillimisht nga policia belge dhe më pas nga policitë e Italisë, Gjermanisë dhe Francës përmes të cilave ata zbuluan lidhjet mes grupeve mafioze.

Sipas Berishës, në këto komunikime të zbardhura tashmë janë gjetur edhe mesazhe të mafiozëve me politikanë të lartë në Shqipëri.

“Kam një kënaqësi të veçantë të i formoj sot shqiptarët se hetimi i fundit i kryer nga disa shtete si Italia, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë zbuluar mesazhe të komunikimeve të mafias dhe janë tronditur themelet e narkoshtetit pas pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin banditët shqiptare dhe qeveritarët shqiptarët për komunikimet e fshehta. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish dhe shumë të tjerë dhe e mirëpres si një zhvillim të jashtëzakonshëm në betejen e narkoshtetit”, tha Berisha duke kërkuar ndihmë edhe nga ant-mafia italiane.

“Iu bëj thirrje këtyre agjencivce për një hetim tëpavarur siç i bëj thirrje antimafisa italiane në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transadriatik të mafias, të hetojë me të gjithë potencialet e saj aferën e inceneratorëve në Shqipëri. Në këtë aferë, koka e meduzës është Edi Rama, por që është iu përfshirë në një aferë mafioze edhe Don Agaçoi”, tha Berisha.


Shtuar 17.02.2022 12:03