Berisha: Pasuri me rrogën e shtetit? Kam blerë vetëm 40 m² ndërtim, Rama dhe Balluku vodhën, më 22 dhjetor shqiptarët do t’i japin përgjigje qeverisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes së tij nga SPAK, ku u paraqit në sajë të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, u ndal për mediat lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit ka vjedhur bashkë me Belinda Ballukun.

Ai tha se me rrogën e shtetit të tij, ka arritur që të blejë vetëm 40 metër katror ndërtim, ndërsa u ndal te protesta e 22 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.

“Shqiptarët më datë 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin dhe vjedhjen e parave që ka marrë me Belinda Ballukun. Ju keni kureshtje të tjera të plota. Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lash armikut të egër të pluralizimit politik, mercenarit të Ramës dhe narko-qeverisë së tij, në kujtesën se për veprat e tij penale, drejtësia do të japë fjalën e saj. Ky mesazh nuk është i fundit. Ai me Irena Gjokën ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Ai ka hyrë në galerinë e turpit. Ata të dy janë figura, por siç e patë, Irena dhe Altin ka të tjerë plotë. Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë, ka hedhur poshtë, dhe nuk pranoi të shqyrtojë kërkesën e grupit parlamentar të PD, me pretekstin që nuk legjitimohej, edhe pse e përcakton Kushtetuta.

Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura. Kemi prova të plota. Jam ish-president dhe ish-kryeministër, jap garanci para çdo shqiptari, se asnjë rrogëtar nuk mund të bëhet de-facto me rrogën e shtetit me 4 shtëpi. Ky deklaron se; jam me qira te vjehrri! A e kuptoni ju se çfarë mashtruesi është? Po të thoshte se vjehrri i ka bërë dhuratë një apartament, e pranoj se babai i bën dhuratë vajzës. Ai është aksioner aty, kujt ia thotë këtë. Ku e gjeti ky burimin? Cili njeri mund të jetë me rrogë shteti. Me rrogën e shtetit kam arritur të ble 40 metër katror ndërtim. Mund të blija më shumë, por me kredi. Ça konflikt interesi kam unë? Dhëndri im përfitoi vetëm 64 euro! E kuptoni se çfarë mashtruesish janë këta? Destinacionin e ish-kompleksit Partizani e ndërroi Edi Rama. Ai bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të vetën”, tha ai.


Shtuar 15.12.2025 10:37