Berisha pas përplasjeve në Kuvend: Ne nuk ndalemi më, ky është vetëm fillimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për mediat pas tensioneve në zyrën e Klotilda Bushkës, ku deputetët e opozitës patën përplasje me ata të mahzorancës, pasi nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhjen e sekretariatit të Etikës.

Berisha tha para gazetarëve se kjo që u pa, (ku një grup deputetësh u futën në zyrën e Bushkës dhe nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes së sekretariatin e Etikës ku do të shqyrtohej kërkesa për përjashtimin e 7 prej tyre), ishte vetëm fillimi i betejës.

“Ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Në mënyrë absolute nuk do pengojë dot komisionin McGonigal. Është pyetur dy orë në aeroportin e Neë York-ut, ndërsa këtu kërkon që qytetarët të mos marrin vesh asgjë.

 


Shtuar 31.10.2023 16:17