Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Ditën e sotme, ish-kryeministri njëkohësisht kryetar Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ambientet e jashtme të Kuvendit, ka paralajmëruar se aksioni i opozitës do të radikalizohet përmes protestave.

Sipas kreut të opozitës, ministrat dhe deputetët socialistë janë të trembur, ndërsa Partia Demokratike sheh protestat si zgjidhje që situata të mos degradojë.

“Natyrisht ne jemi opozitë. Partia Socialiste ka frikë të tmerrshme, deputetët dhe ministrat e saj kanë frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. Absolutisht do ketë protesta se pa protesta situata vijon të degradojë gjithnjë e më shumë”, shprehet lideri demokrat Berisha.


Shtuar 27.10.2025 12:56