Berisha nuk shkon në Këshillin e Mandateve, dërgon avokatët

Pak minuta më parë, ka nisur mbledhja në Këshillin e Mandatave, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin deputetit Sali Berisha, që t’i hapet rrugë masës së arrestit ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatët e tij.

Ndërkohë, nga radhët e opozitës është i pranishëm Enkelejed Alibeaj.


Shtuar 18.12.2023 12:04