Berisha non-grata, Yuri Kim: Mos bëni si të habitur, nuk po tregoheni të sinqertë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është shprehur se ata që thonë se janë të habitur me vendimin për Berishën, nuk po tregohen të sinqertë.

Kim ka folur për Zërin e Amerikës në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo ka shtuar gjithashtu se kur Serkretari amerikan i shtetit etiketon dikë si të korruptuar, atëherë Departamenti i Shtetit ka grumbulluar prova të mjatueshme për të.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim./albeu.com