Berisha “non grata” nga BE? Balla i bindur: Komisioni Europian e mori vendimin

Taulant Balla është shprehur I bindur se ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian.

Komentet Balla i ka bërë nga foltorja e Kuvendit, teksa ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për të vendosur sanksione në një linjë me SHBA dhe BE, për personat e përfshirë në korrupsion madhor.

“Duhet të keni turp që vazhdoni dhe i rrini nga mbrapa Sali Berishës. Në fjalën time sapo kam përshëndetur atë që do ndodhi, jam i sigurt. Komisioni Europian më në fund ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë së Madhe, dhe SHBA të eci me sanksione për individë të përfshirë në korrupsion në nivele të lartë. Sikur ja kam thënë vetë Saliut ai do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz”, tha Balla./albeu.com/