Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” edhe nga Britania e Madhe. Ky është vendi i dytë pas SHBA që shpall të padëshirueshëm Sali Berishën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur “non grata” nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë.
Sali Berisha ka deklarua se akuzat e Britanisë së Madhe për shpalljen e tij “non grata” janë bazuar në shpifje.
Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, në një përgjigje për ABC, njofton se Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe.
Reagimi i Ambasadës për ABC:
“Shumë faleminderit që më kontaktuat. Më poshtë keni përgjigjet e pyetjeve tuaja.
Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni .Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra. Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”