Berisha njofton protestën kombëtare të radhës: Mosbindje civile, më e madhja që ka njohur Shqipëria

Partia Demokratike, do të organizojë më 8 shkurt protestë kombëtare. Lajmi është dhënë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp.

“Partia Demokratikë e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkkurt fton protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral. Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori”, tha ai.

Ndërsa sa i përket detajeve të protestës, mbi orën dhe detaje të organizimit të saj. Berisha u shpreh se do të njoftohen në vijim.


Shtuar 28.01.2025 13:45