Berisha: Ky vit do na sjellë fitore, do realizojmë protestat me të fuqishme që ka njohur vendi…

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, ka folur nga SPAK ku ka deklaruar për gazetarët se ky vit do të sjellë fitoren për demokratët dhe largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

“Ky vit për demokratët ka për të sjellë fitore, largimin e Ramaduros dhe votën e lirë për shqiptarët”, tha ai, ndërsa shtoi se këto qëllime do të arrihen duke realizuar protestat me të fuqishme që ka njohur vendi.

Ndër të tjera, ai theksoi se kryengritjet apo protestat e Partisë Demokratike do të jenë paqësore.

Berisha: Ky vit për demokratët ka për të sjellë fitore, largimin e Ramaduros dhe votën e lirë për shqiptarët. Me protestat me të fuqishme që ka njohur vendi, nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha format e protestat janë të mundshme, ne e kemi betejë vendimtare.

Ai e ndjente vetë, unë jam fajtor, pro nuk kemi naftë sa Venezuela, jo kartele të mëdha sa Venezuela. I kemi, por jo aq të mëdha. Protestat janë kryengritje, revolta, por paqësore.


Shtuar 5.01.2026 11:01