Berisha nga sheshi i protestës: Ashtu si 35 vite më parë, jemi sërish para regjimit, Rama do t’i ketë ditët e numëruara!

Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbajnë sot protestën e katërt kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë.

Mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht tek selia e Partisë Demokratike, ndërsa të tjerë u bashkuan përgjatë segmenteve rrugore.

Berisha iu drejtua protestës së bashku me drejtues të tjerë të PD dhe aleatët por edhe me protestues që zgjodhën ta shoqërojnë pas qëndrimit rreth 30 minuta në selinë e PD-së, ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh.

Nga podiumi i këtij sheshi në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ashtu sicc ndodhi në protestën historike të 35 viteve më parë, u shpreh se sërish demokratët dhe shqiptarët gjenden sërish para regjimit të pasardhësve komunistë

“Edi Rama do t’i ketë ditët e numëruara nga sot”, tha Berisha.


Shtuar 20.02.2026 19:29