Sali Berisha ndodhej paraditen e sotme në Librazhd ku bëri preazantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shefki Çota.
Berisha theksoi se zgjedhjet e 14 majit nuk janë as për të, as për Edi Ramën, por janë për qytetarët. Berisha tha se kandidati, i cili doli nga primaret, nuk është i kryesisë, por i vetë qytetarëve. Duke ftuar qytetarët ta votojnë, ish-kryeministri theksoi se liria e njeriut ka në thelb dinjitetin e tij.
Berisha: Unë jam sot para jush jo për një fjalim, por për një bisedë të hapur, bisedë zemre me çdo qytetar të Librazhdit, por dhe çdo shqiptar. Me 14 maj, ne shkojmë në zgjedhje dhe këto zgjedhje në vlerësimin tim më të sinqertë, para se të gjithash janë zgjedhje të çdo qytetari për veten e tij. Nuk janë zgjedhje këto as për Sali Berishën, as për Edi Ramën, por janë mbi të gjitha zgjedhje për ju, për çdo qytetar. Janë për interesat tuaja, janë për dinjitetin tuaj, janë për mirëqenien tuaj.
KUSH E FITON BASHKINE E LIBRAZHDIT: KLIKO PER TE VOTUAR
Vërtet me 14 maj ju votoni për Shefki Çotën, dhe votoni për kushon e Taulantit, por do më falni, Shefki Çota është njëri prej jush. Është një qytetar i këtij rrethi, i këtij qyteti, i cili ka qeverisur Librazhdin dhe sot vendosi që aftësitë e tij, dashurinë e tij për ju dhe Librazhdin, të kërkojë sërish votëbesimin tuaj. Shefki Çota, sot në dallim me Shefkiun e mëparshëm, nuk është kandidat i Sali Berishës, as i kryesisë së PD, është i juaji. Ju votoni kandidatin që keni përzgjedhur, kandidatin që keni votuar, votoni kandidatin e dinjitetit tuaj. Liria e njeriut ka në thelb dinjitetin e tij dhe ju respektuat dinjitetin tuaj. Ne e respektuam atë gjithashtu.
Le të vijë Shefkiu këtu, le të vijë kusho i Taulantit, ai vjen nga xhepat e Taulantit, vjen nga skutat e Edi Ramës.
Le të më thotë një i majtë nga Librazhdi, që është pyetur apo ka dhënë votën apo mendim që kushoja të kandidojë për kryetar bashkie. Asnjë, as këtu dhe askund në Shqipëri. Ata dolën nga bodrume mafioze dhe ju e patë vetë se çfarë përfaqësojnë./Albeu.com/