Berisha: Në Strasburg kërkova edhe qeverinë teknike, lajmet për ndërprerjen e fjalës, trillime

Këtë të shtunë, në një komunikim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike, ka në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre.

Berisha iu përgjigj një qytetari i cili i kërkoi që të sqaronte fjalimin e mbajtur në Strasburg.

Timo Samarxhi: Portalet e qeverisë thonë se ua prenë fjalën në Strasburg. A mund ta sqaroni?

Sali Berisha: Plotësisht, të falenderoj. Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht.

E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kursë në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike.

Por këta lakej që hapin lajmin, ata janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve, që thotë Belinda që ky kaq, ai aq.

Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, mjeranë që si papagaj të depersonalizuar, që pa dalë në mëngjes pështyjnë fytyrën e tyre njëherë dhe pastaj vazhdojnë ditën pa asnjë lloj dinjiteti.

Edhe lajmi tjetër që nuk isha i ftuar, këta tallen me njerëzit, unë jam anëtar i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe kurrë anëtarët nuk ftohen përveçse në trillimet e Ballës apo Peleshit, kush i përhap ato.

 

 


Shtuar 31.01.2026 15:17

Tags: