Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Pogradec, ku po prezanton kandidatin për kryebashkiak, Zini Tollozhina, të dalë nga procesi për Primaret
Berisha, gjatë fjalës së tij tha se kandidatët e tij janë ata që do të sjellin lirinë, ndërsa sfidoi Ramën duke pohuar se jo vetëm që do të hyjnë në zgjedhje, por dhe do të fitojnë.
“Jam këtu për të paraqitur para jush një nga demokratët më të devotshëm, një nga bijtë e Pogradecit si kandidat për kryetar Bashkie. Kudo ku shkoj ndjej një këndesi të veçantë se asnjë nga kandidatët që paraqes nuk janë kandidat të kryesisë apo kryetarit, por të votës suaj dhe të lirisë. Sot garojnë kandidatët e lirisë, karshi kandidatët e bodrumeve, shpellave dhe dosjeve të fshehta.
Asnjë njeri nuk kam dëgjuar se ça procedure ndjek partia tjetër, e krimministrit, ndjek procedurën e klaneve kriminale dhe valixheve me euro që paraqiten për të garuar. Ne vijmë sot në një moment të paprecedent në 32 vite. Si kurrë më parë një përpjekje antikushtuese, antidemokratike bëhet për të përjashtuar forcën kryesore demokratike nga zgjedhjet. Bëhet për të konsoliduar monizmin e bazuar te krimi dhe droga. S’ka ndodhur kurrë akte të tilla. Ne jemi të sigurt, që jo vetëm do marrim pjesë në zgjedhje, por do t’i ftojmë ato dhe do shkojmë drejt përmbysjes së monizmit. Ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare që po shfaros kombin.”, tha Berisha