Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha ndodhet në Strasburg, ku po merr pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane.
Më 4 prill Berisha kërkoi leje nga SPAK, që të mos paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë.
Kryedemokrati Sali Berisha, u lirua nga Apeli i GJKKO-së më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në “arrest shtëpiak”, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani”.
Ai është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në “arrest shtëpie”.
Berisha duhet të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Ai paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.