Berisha në Kuvend: Të marrin fund tenderat sekret, të përdoren manualet e BE

Kreu i PD-së Sli Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te tenderat, ku kërkon të mos jenë më sekretë dhe të përdoren manualet e Bashkimit Europian.

“Të marrin fund tenderat sekret. Të përdore manualet e Bashkimit Europian. Koha të ndalemi, sepse një 1 km rrugë, realizohet me 2 milionë euro, ndërsa me manualin e qeverisë që vjedh nga mëngjesi deri në darkë me 22 milionë euro”, tha Berisha.

Ish-kryeministri i ka bërë dhe një thirrje BE-së.

“I bëj thirrje KE-së të mbajë qndrimin më të rreptë, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e portit të Durrësit, që së fundi del se përfitues përfundimtar është dikush i afërt i Vuçiçit. Porti i Durrësit është shpallur nga sekretariati i transportit të BE si port strategjik. Rama me ministrat duan të ndërtojnë Dubain e tyre, pa garë, pa konsultë. Ju lutem, kini mëshirë edhe për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe taksat e qytetarëve europianë. Paratë e taksapaguesve europianë janë përdorur në aferën e djegësave. I kërkoj KE-së të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar aferën e Butrintit. Shqipëria ka tejkaluar çdolloj limiti, çdolloj linje të kuqe sa i ëprket korrupsionit”, tha Berisha.

Shtuar 15.09.2022 14:13