Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi ky i fundit u la në masën “arrest shtëpie” nga GJKKO.
Në një postim në rrjete sociale, në formë ironie, Shkëlzen Berisha, shkruan se kartolina e Ramës për Vitin e Ri, është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës
Postimi i Shkëlzen Berishës:
“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”, shkruan ai.
Ditën e sotme, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën.
Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv.
Sakaq, Berishës do t’i lejohet komunikimi vetëm me familjarët, me të cilët bashkëjeton.