Berisha: Në 14 maj bëjmë historinë, Rama ka më shumë pushtet se sa ka patur Ramiz Alia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantua mbrëmjen e sotme kandidatin për Bashkinë e Lushnjes, Eduar Sharka.

gjatë fjalës së tij berisha e cilësoi 14 majin si një ditë historike. Sipas tij në 14 maj shqiptarët rrëzojnë regjimin.

Ai tha se sot Edi Rama ka më shumë pushtet se sa ka patur Ramiz Alia.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e tij për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet lokale të 14 majit, Eduart Sharka.

Berisha e quajti 14 majin si ditën që ndan historinë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë gjithçka për të ndaluar shkretimin dhe rrokullisjen e madhe të Lushnjes dhe Shqipërisë.

Të bëjmë gjithçka për të ndaluar rrokullisjen e madhe të Lushnjes e Shqipërisë, shkretimin e kombit shqiptar.

14 maji është një datë që ndan historinë. Pas 32 ditësh jeni të ftuar të votoni kandidatin që keni zgjedhur me votë të lirë, që nuk e ka emëruar as kryetari as kryesia. Duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë e të ndalim katastrofën e shkretimit e kombit e vendit tonë.

Në 8 vite nga Shqipëria kanë emigruar në BE 937 mijë shqiptarë. Me këto ritme në 16 vite nuk dihet kush do ngelet në Shqipëri

Nuk ka popull në botë që e di më mirë çdo të thotë monizëm, e kaluam për gjysmë shekulli. Sot kemi një njeri i cili ka në duar çdo pushtet, ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në 1991. Kemi në pushtet një njeri i cili prodhon nga mëngjesi në darkë vetëm keqësi e negativitet për shqiptarët. kemi një qeveri në të cilën të drejtat e qytetarëve shkelmohen. Çdo socialist i ndershëm dhe qytetar i ndershëm duhet të bashkohet me ne”, ka deklaruar ai.


Shtuar 16.03.2023 19:30