Berisha: Mesazhi i zv/presidentit të SHBA i shkon më shumë së kujtdo tjetër, kukullës së Sorosit në Tiranë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit që zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance mbajti sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zv/presidenti i SHBA-ve, JD Vance tha gjatë fjalës së tij në Mynih se; “nuk mund të fitohet një mandat në mënyrë demokratike, duke censuruar kundërshtarët, apo duke i arrestuar ata. Pavarësisht, nëse është lideri i opozitës, apo një i krishtertë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo në gazetar, i cili po përpiqet të raportojë një lajm”.

Sipas Berishës fjalët e zv/presidentit të SHBA-së i shkojnë më së shumti kukullës së Sorosit në Tiranë, Edi Rama.

“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, tha Berisha në postimin e tij në Facebook.

 


Shtuar 14.02.2025 20:44