Berisha tha se me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit. Nga foltorja e vendosur para Kryeministrisë, lideri i opozitës deklaroi se qeveritarët e Ramës janë shushunja të vërteta, që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike.
Berisha tha se është vendimtare që populli t’i përmbys ata dhe t’i çoj përpara ligjit. Sipas tij, Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve.
Sali Berisha: Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit.
Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo. Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!
