Për pesë orë avokatët e Sali Berishës kanë bërë mbrojtjen e fundit në seancën paraprake në GJKKO këtë të premte.
Genc Gjokutaj edhe një herë theksoi pretendimin se nuk ka fakte për të ngritur akuzë.
Madje ai akuzoi për dokumente të paraqitura jashtë procedurave madje dhe falsifikim.
Sipas Gjokutaj prokurorët duhet të kishin pyetur se cili titullar lejoi ndërtimin në ish kompleksin “Partizani”.
Tashmë do të jetë dhe avokati Luan Hazneziri që do të paraqesë argumentet e tij të mbrojtjes në 23 prill për të vendosur se si do të vijojë dosja partizani.
Në të Berisha akuzohet për korrupsion pasi sipas SPAK ka favorizuar dhëndrin për të fituar pronën e trashëguar.