Berisha mbështet protestën e maturantëve: Provimi “kurth” me pyetje jashtë programit

Kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha ka mbështetur protestën, e cila do të zhvillohet nesër nga maturantët për shkak të rezultateve të ulëta në provimet parauniversitare.

Përmes një postimi në Facebook, Sali Berisha shkruan se provimi kurth me pyetje jashtë programit tregoi se Rama dhe Kushi janë armiq të ëndrrave më të bukura rinore.

Postimi i Berishës:

Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kethim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore!
Mbështetje të plotë maturantëve në betëjen e tyre të drejtë! sb/albeu.com


Shtuar 26.06.2022 14:11