Berisha mbërrin në stadium, përshëndet me dy gishtat lart të pranishmit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritu në stadiumin Air Albania për të çelur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mitingu elektoral i “Bashkë Fitojmë” nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

Edhe kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë mbërritur dhe po bëhen gati për hapjen e madhe të fushatës së opozitës.

Ata janë pozicionuar pranë podiumit të fjalimeve të vendosur në fushën e blertë.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/550268110583476