Berisha-mazhorancës: Jeni rrezik për BE dhe SHBA, tre ditë më parë ju erdhi mesazhi…

Ditën e sotme, kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, akuzoi shumicën parlamentare për lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar dhe për përfitim mandatesh përmes parave të pista.

Ish-kryeministri, shtoi se shumë nga deputetët e mazhorancës duhet të ishin prapa hekurave.

Duke shtuar tonin e akuzave, Berisha foli për një mesazh të ardhur, sipas tij, nga SHBA.

“Tre ditë më parë u erdhi mesazhi, por e kapërcyen. Mesazhi ishte i qartë, miqtë tuaj tregtojnë me organizata terroriste të shpallura nga Donald Trump në Amerikën Latine. E dëgjuat ju këtë apo jo? Po kush janë ata miqtë tuaj? Jeni ju! Sepse po të mos i mbulonit ju, ata do të ishin të gjithë në burgje”.

Berisha: Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Copjes, Suel Celës, miliardat e Shytëve, Troplinëve, Bajrave, nga lumenjtë e parave të krimit. Ku mund të pranoni ju ligj dhe kushtetutë?! Ju tmerroheni nga ligji dhe kushtetuta. Ju nuk pranoni të zbatimin rregullin më elementar.

Ju garantoj se shumica e juaj duhet të ishte atje ku është Shullazi, Bari Bajri, atje e keni vendin. Por edhe një gjë dua të them: E përmend Brukselin sot, ajo datë është caktuar para 4 muajsh. Por ne betohemi në këtë kushtetutë se do tua çjerrim maskën para shqiptarëve dhe evropianëve.

Do paraqesim se çfarë rreziku jeni ju për shqiptarët, për Ballkanin, BE dhe SHBA. Tre ditë më parë u erdhi mesazhi, por e kapërcyen. Mesazhi ishte i qartë, se ata miqtë tuaj tregtojnë me organizata terroriste të deklaruara nga Donald Trump në Amerikën Latinë. E dëgjuat ju këtë apo jo? Po kush janë ata miqtë tuaj? Jeni ju, sepse ata po të mos i mbulonit ju do të ishin të gjithë në burgje.


Shtuar 16.09.2025 13:47