Berisha marshon drejt Ministrisë së Brendshme, ka një mesazh për Bledi Çuçin

Kryetari i PD, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pas protestës para kryeminsitrisë janë ndalur para Ministrisë së Brendshme.

Ish-kryeminsitri Berisha ka hipur mi instalacionin e bunkierit të vendosur aty me flamurin e PD në dorë dhe flamurin e Shqipërisë.

Pyetje: Cili është plani i kësaj proteste?

Berisha: Erdhëm këu për t’i dhënë mesazh familjes Çuçi, se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ka objektivat e veta taktike dhe strategjike.

Protesta: Cilat janë këto?

Berisha: Do i merrni vesh në vazhdim. Sot marshuam para parlamentin, protesta e radhës do të jetë ditën e hënë para parlamentit.

/AlbEu.com/


Shtuar 11.02.2023 14:26