Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë ka folur në lidhje me protestën e 6 dhjetorit.
Ai ka theksuar që kjo protestë do u tregojë liderëve të BE Shqipërinë e vërtetë dhe të fshehtat realitetit shqiptar.
Berisha: Zhvillimi për herë të parë në këtë formë i primareve në Shqipëri dhe natyrisht nuk mund të ndodhte në një parti tjetër përveç Partisë Demokratike. Problemi i dytë, po i një rëndësie të jashtëzakonshme është protesta, e thirrur për popullin opozitar, demokratët, në datën 6 dhjetor, në një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm, në një ditë që në Tiranë, vijnë dhe mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë kontekst dalja jonë në bulevard, mbushja e bulevardit dhe Tiranës me popull opozitar, është një përshëndetje, akt mikpritje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike, që në 30 vite i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme popullit shqiptare. Dalja jonë në protestë në datën 6 dhjetor është një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar.
Të gjitha problematikat e thella të krijuara nga një regjim i cili pas diktakturës hoxhiste është edhe regjimi më i urryer për shqiptarët në tërë historinë e tyre, regjimi i Edi Ramës./albeu.com