Berisha leksion deputetëve të rinj: Duhet angazhim i madh në komisione dhe në sallë

Gjatë një takimi me deputetët e rinj të Partisë Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha, theksoi nevojën për angazhim të thellë në punën e parlamentit, në komisione, në sallë dhe në çdo hap të aktivitetit parlamentar.

Në fjalën e tij, Berisha nënvizoi se raporti më thelbësor mbetet ai me zgjedhësit, pasi ata janë njerëzit që kanë besuar deputetin për t’i përfaqësuar.

Gjithashtu, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, shprehu rëndësinë e takimeve të vazhdueshme me elektoratin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, duke shtuar se asgjë nuk duhet ta ndalojë deputetin të qëndrojë afër njerëzve që përfaqëson.

Berisha: Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, angazhim të madh në komisione, sallë dhe kudo. Natyrisht, një raport është më thelbësori, raporti i të gjitha raportit tuaj, raporti me zgjedhësit. Ata njerëz që ju ka besuar ju, se do ti përfaqësoni ata. Është fatkeqësia më e madhe e një deputetit, është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre. Kur ai pushon së qeni avokat i atyre që e kanë votuar. Në këtë kuadër takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet ta shkëpusë deputeti nga takimi me elektoratin e tij, nga mbrojtja e interesit të elektoratit.


Shtuar 23.10.2025 11:06